Manifestimi Tradicional “FESTA E MËRGIMTARËVE”

Shoqëria Kulturore Artistike “DUFLLA” Raçe organizon Manifestimin Tradicional “FESTA E MËRGIMTARËVE” manifestim i cili organizohet për të parën herë në komunën tonë.
Qëllimi i këtij manifestimi është respekti, mikpritja, takimi dhe njohja e mërgimtarëve me banorët vendas. Në kuadër të këtij manifestimi SH.K.A. DUFLLA ka përgaditur program të pasur artistik me këngë dhe valle artistike e burimore. Poashtu do të ketë eksponim të ushqimeve tradicionale që do ti pregadisin bashkfshatarët tanë ndërsa do mund ti shijojnë mergimtarët dhe të gjithë të pranishmit në manifestim, theksoi kryetari Ylber Idrizi.
Në mënyrë publike ju bëjmë ftesë të gjithë mergimtarëve dhe banorëve të komunë sonë që të jenë prezent në këtë manifestim madhështor që do të mbahet më 6 gusht 2017 ora 18:00 në sheshin e fshatit Rashçe./Antpress