Maqedonasi i kërkuar nga interpoli arrestohet në Durrës

Një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Isabedin Ibraimi 30 vjeç,  banues në Maqedoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmë gjatë kontrolleve të ushtruar personave dhe mjeteve që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit
“Ibraimi, gjatë verifikimeve të kryera në vijon e dytë, në Sistemin Interpol  ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Maqedonase me Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale”Vjedhje me armë”