Maqedonasi vret shokun me 5 plumba

Me pesë plumba pistolete është qëlluar T. K. (43) nga Velesi i Maqedonisë. Atë e qëlloi një mik, i cili kishte qenë duke luajtur letra.
Policia nga Velesi tha për mediat se ka arrestuar një person, si kryerës i mundshëm. Gjatë arrestimit i dyshuari nuk ka rezistuar.
Të shtënat ndodhën rreth orës 14, kurse policia në vend ngjarje ka mbërritur rreth orës 14:20. I qëlluari u transferua në spitalin e përgjithshëm në Veles, ku edh aty vdiq.
Trupi i tij me urdhër të prokurorit publik, është transferuar në autopsi. Dëshmitarët okularë pohojnë se viktima dhe vrasësi para vrasjes kanë luajtur letra.