Maqedonasit bëjnë gati kundër platformën ndaj asaj të shqiptarëve të Maqedonisë

Partia Socialiste në Maqedoni e drejtuar nga deputeti Ljubisha Ivanovski-Xingo do të filloj iniciativën për të formuar platformën e përbashkët të maqedonasve, si kundërpërgjigje për platformën e partive shqiptare, nëpërmjet së cilës kërkuan të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni.

Kjo parti e drejtuar nga deputeti i Maqedonisë u ka bërë thirrje të gjithë partive maqedonase që të bashkëngjiten rreth kushteve që qytetarët e Maqedonisë duhet që t’i plotësojnë.

Nga PS e Maqedonisë nuk e kanë precizuar se për çfarë kushtesh flitet por kanë thënë se duhet të përfshihen të gjithë pyetjet që kanë të bëjnë me të drejtat e popullit maqedonas, shkruan Telegrafi.

Të parët që iu përgjigjën kërkesës ishin nga partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE, dhe nga atje thonë se kryetari i tyre Gruevski ka premtuar ”do të mendojmë edhe ne diçka që do të ju sigurojë të drejta shqiptarëve të Maqedonisë.”