Maqedonasit blejnë prona në Greqi

Kriza disavjeçare në Greqi ka ndikuar në uljen e madhe të çmimeve të patundshmërive në këtë vend, kurse rritet dëshira e maqedonasve për një parcelë ndërtimi me pamje nga deti

Sipas portalit SkopjeInfo, shumë lehtë maqedonasit mund të blejnë pronë të re në Greqi me çmim mjaft të lirë. Këtë e mundësojnë ndryshimet ligjore më të reja në Greqi që u lejon shtetasve të huaj të jenë pronarë të patundshmërive, pa marrë parasysh nëse janë anëtarë të BE-së, apo jo.

Portali në fjalë thotë se për shtetasit e Maqedonisë, më tërheqëse janë Hanioti, Pefkohori, Platamona dhe Halkidiki