Maqedonasit e Shkupit kundër shqipes

Në Shkup sonte vazhdoi protesta e nismës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” me të cilin qytetarët shprehën pakënaqësinë për platformën e Tiranës dhe dhanë mbështetje për unitetin e shtetit.

“Sonte më shumë se 15000 qytetarë të Maqedonisë në 31 qytete dolën të thonë se janë kundër platformës së Tiranës, kundër dygjuhësisë, kundër federalizmit të Maqedonisë dhe se këto janë kërkesat tona ultimative. Prej tyre nuk ka heqje dorë”,  tha Bogdan Ilievski nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët”.

Në protestë fjalim mbajti edhe Nada Misirkova, mbesa e Kërste Petkov Misirkov, e cila theksoi se vepra e Misirkovit  për Maqedoninë është e paharrueshme.