Maqedoni-Mot i ftohtë dhe me erë sot

Mot të ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe të ftohtë kemi sot në Maqedoni. Reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe Llazaropole.

Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Mavrovë -11, Krushevë dhe Llazaropole -10, Berovë dhe Gjurishte -7, Puzharan, Pretor, Ohër, Topollçan dhe Dibër -6, Tetovë -5, Vinicë, Prilep dhe Kriva Pallankë -4, Manastir -3, Kumanovë, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë -2, Shkup -1, Dojran 0 dhe Gjevgjeli 1 gradë.

Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare, me erë të përforcuar përgjatë Vardarit nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri 6 gradë. Në Shkup, mot me vranësira mesatare me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 3 gradë.

Gjatë festave të Vitit të Ri moti do të jetë stabil dhe i thatë, me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla mesatare. temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, në viset më të larta dhe në male do të zbresin edhe deri -15 gradë, ndërsa të ditës prej të dielës do të jenë në ngritje të vogël. Gjatë natës së Vitit të Ri do të jetë mot i kthjellët dhe i ftohtë me temperaturë në vend prej -14 deri -6 gradë Celsius.