Maqedoni: Mot i ndryshueshëm me periudha me diell

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha më të gjata me diell. Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë me drejtim perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit edhe me drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri në 9 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i qendrueshëm, të shtunën realitivisht i freskët me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa nga e diela do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të ditës.