Ngjyra e flokëve tregon aftësitë seksuale

Keni menduar ndonjëherë për lidhjen midis seksit dhe ngjyrës së flokëve? Duket se ka më tepër lidhje midis tyre, sesa mund ta keni menduar!
Ka një lidhje të fshehtë mes ngjyrës së flokëve dhe jetës seksuale, meqenëse edhe nëpërmjet ngjyrës së flokëve ne tregojmë ç’natyrë kemi.
Duket se ato që bëjnë më tepër seks janë flokëkuqet dhe menjëherë pas tyre renditen biondet, sipas një sondazhi të fundit në Gjermani.
Nga ky hulumtim i bërë në Universitetin e Hamburgut, rezulton seflokëkuqet janë ato që kanë më shumë partnerë, ndërsa seks për një natë janë të prirura të kenë më shumë biondet.
Këto dy kategori ishin në krye të listës, sa i përket aktivitetit seksual, ndërsa femrat me ngjyra të tjera renditen më poshtë:
Rreth 4000 vajza beqare u bënë pjesë e studimit, nga ku rezultoi se rreth 30 për qind e flokëkuqeve mendojnë për seksin disa herë në javë, krahasuar me 28 për qind të biondeve dhe 24 për qind e atyre me flokë gështenjë ose 22 për qind e flokëzezave.
Kur u pyetën për raportet seksuale të një nate, u përgjigjën me “po” 60 për qind e biondeve, 58 për qind e flokëkuqeve, 50 për qind e atyre me flokë gështenjë, 47 për qind me ngjyrë tjetër flokësh, 45 për qind me flokë gri, 43 për qind me flokë të zinj dhe 35 për qind me flokë të bardhë.
Flokëkuqet: Janë seksualisht më aktive, numërojnë më shumë se të gjitha partnerë në shtrat, janë gjithmonë të zjarrta dhe të afta për të eksperimentuar në seks.
Biondet: Janë të besueshme dhe të fuqishme në shtrat. Biondet beqare kanë pasur më tepër partnerë seksualë (pas flokëkuqeve), sesa gratë me ngjyra të tjera si gështenjë apo me flokë të zinj. Po ashtu, biondet beqare kanë më tepër gjasa se femrat me ngjyra të tjera flokësh që të kenë raporte për një natë.
Ngjyra të ndezuara, më shumë burra? Kjo nuk është e vërtetuar, në fakt, megjithatë sipas studimit, femrat që i kanë flokët me ngjyra të ndezura kanë rezultuar se flenë me shumë partnerë dhe bëjnë seks më shumë se mesatarja.
Nga studimi thuhet gjithashtu se femrat që kanë tendencë t’i lyejnë flokët e tyre natyrale në të kuqe janë në kërkim të një partneri dhe këtë duan t’ia tregojnë gjithë botës. Nuk është e thënë që e duan thjesht për seks apo për një marrëdhënie të gjatë.

Sa të mirë dhe të ‘zjarrtë’ jeni në seks?! Zbulojeni tani

Sa të aftë dhe të zjarrtë jeni në seks sipas shenjës suaj së horoskopit?! Zbulojini më poshtë të gjitha detajet….
Dashi
Dashi ka një personalitet të fuqishëm, angazhohet dhe i pëlqen ta ketë vetë kontrollin në shtrat dhe kjo gjë e bën atë një person të dashur. Për Dashin seksi është gjah. Dashi di si të ngacmojë seksualisht në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Ai është i paduruar, ndonjëherë egoist kur vjen puna te seksi dhe ky egoizëm, shpeshherë mund t’i shkaktojë probleme në një marrëdhënie. Por në qoftë se ju e kapni atë kur është në humor për seks, është shumë më i pasionuar se të gjitha karakteret e tjera. Nëse ju doni të joshni një Dash, nuk do të turpëroheni. Jini gjithmonë spontan, sepse nuk ka asgjë më shumë ekzistuese se sa paparashikueshmëria.
Demi
Demi është një shenjë e fuqishme, kështu që ka armë të fortë seksuale. Ata që i përkasin shenjës së Demit janë të dashur të lehtë. Oreksi i tyre seksual vepron vetëm përmes kontaktit fizik, por pa e tepruar. Për atë, dashuria është e mirë si ushqimi i mirë, madje e shijojnë atë. Nëse ju doni të joshni një Dem, jepini atij një shumë të dhuratave dhe do të merrni ndjeshmërinë e tyre dhe kujdesi i tij ndaj jush do të jetë i madh.
Binjakët
Nëse e mbani veten për të zgjuar, binjakët janë dashnorë të mirë për ju. Të keni punë me Binjakët, ju duhet të jeni të zgjuar dhe mendjemprehtë. Ata janë mjeshtër të flirtit dhe mund t’ju fusin nën këmbë me një prekje të vetme. Binjakët janë shumë krijues dhe me ta ju kurrë nuk do të jeni të mërzitur. Për të bërë për vete Binjakët, duhet të përqendroheni shumë në mendjen e tyre. Tregoni se është i zgjuar, kërkoni këshilla prej tij.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më emocionale dhe më e ndjeshme. Gaforret kanë nevojë për prekje të buta, një lidhje të thellë emocionale dhe një partner, i cili është i vëmendshëm dhe i përkushtuar. Ata janë të dashur të ëmbël dhe të vëmendshëm, por nëse ju humbni besimin e tyre, asgjë nuk do t’i parandalojë ata për të marrë hak. Për të bërë për vete Gaforren, krijoni një atmosferë romantike. Ata gëzohen kur të tjerët kujdesen për ta.
Luani
Për shumë njerëz, kjo shenjë është dashnori më i mirë. Ai vazhdimisht fal pasion dhe është seksualisht i sigurt dhe i fuqishëm. Kjo është e reja në shtrat. Luani, vazhdimisht freskon dashurinë e tij me dhurata dhe vëmendje. Është mjaft e lehtë për të për të bërë për vete Luanin – vetëm jepini vëmendje të vazhdueshme. Për të arritur deri te duart e tij të buta, luani me flokët e tij.
Virgjëresha
Edhe pse duken të qetë në sipërfaqe, në të vërtetë Virgjëreshat janë qenie jashtëzakonisht sensuale. Ato shpesh bëhen të fiksuar me një person dhe kur bien në dashuri, bien për gjithë jetën. Për të bërë për vete Virgjëreshën duhet të jeni të pastër dhe pothuajse të përsosur (në përputhje me atë që Virgjëresha është konsideruar e përsosur).
Peshorja
Si dikush që i pëlqen të kënaq njerëzit, Peshorja është shumë e vëmendshme dhe dashnor i dashur. Peshorja është tip shumë emocional, kështu që ju duhet të jeni të kujdesshëm në përmbushjen e fantazive të tij. Anëtarët e kësaj shenje kanë një dhuratë për flirt dhe duan të eksperimentojnë në krevat. Për të bërë për vete Peshoren, ju duhet t’i përkisni modës së vjetër romantike.
Akrepi
Akrepi është shenja më seksuale se të gjitha shenjat e tjera. Për shumë njerëz, kjo shenjë është dashnori ideal. Akrepi, nganjëherë i përdor njerëzit vetëm për seks. Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Akrepat kanë një personalitet magnetik, janë të papërmbajtshëm dhe nganjëherë humbin ndjenjën emocionale. Është shumë e vështirë që ta bëni për vete dhe të joshni një Akrep, sepse Akrepi është i lindur vetëm për të joshur prenë e vet.
Shigjetari
Ky karakter është i gëzuar dhe sillet si një fëmijë, është një dashnor krijues. Shigjetari qëndron gjatë i ri në zemër, kështu që është shumë i hapur për eksperimente në shtrat. Ne ju dëshironi të provoni diçka të re për argëtim, Shigjetari është personi më i mirë për t’jua ofruar atë. Për të joshur Shigjetarin, përqendroheni në bel dhe kofshët, ku ata preferojnë të prekin seksualisht. Gjithashtu, ata kanë një pikëpamje optimiste për jetën dhe kanë një sens të mirë të humorit.
Bricjapi
Bricjapi është i rezervuar dhe duhet të jetë shumë i dashuruar që të drejtohet për intimitet fizik. Ai nuk është në humor për të eksperimentuar, por nga ana tjetër, kjo e bën atë një partner të qetë dhe të sigurt të jetës. Për të joshur Bricjapin, ju duhet të bëni shumë përpjekje dhe duhet të jeni i moderuar.
Ujori
Kjo shenjë ju do për shkak të trupit tuaj dhe nuk ka rëndësi nëse ju jeni në një marrëdhënie apo jo. Ata e duan pasionin e egër dhe romanca të paparashikueshme. Natyra e tyre rebele kërkon një person, i cili është më pak i përsosur. Nëse ju jeni një dashnor i zjarrtë, kjo shenjë është dashnor i mirë për ju. Kur janë në formë, imagjinata e tyre nuk ka fund. U pëlqen prekja dhe ledhatimi i gjunjëve.
Peshqit
Lidhja me Peshqit është plot me kënaqësi. Ata kanë nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të lumtur. Pasi ju të gjeni një të tillë, do të jeni të lumtur dhe do të bini dakord për të gjitha opsionet në seks. Për të joshur Peshkun, ju duhet të jeni agresiv. Ata nuk kanë qejf të vrapojnë shumë pas dikujt, kështu që ju duhet t’i ndiqni pas ata.

BDI e vetme në zgjedhjet lokale, LR-PDSH targeton të gjitha komunat

Nga partitë shqiptare BDI në bllok hynë me synime në të gjitha komunat shqiptare, duke pasur si përparësi përvojën dhe qeverisjen afatgjate diku me performanca pozitive, kjo sipas asaj që thonë burime nga vetë strukturat e larta partiake.
Vetëm në Kërçovë BDI mund të ketë bashkëpunime të hapura me partitë tjera shqiptare, përveç në mëdyshje është mbështetja e Lëvizjes BESA.

Po sipas këtyre burimeve, BDI sa ai përket partive tjera mund të ketë bashkëpunim të heshtur me RDK-në e Vesel Memedit dhe në një pjesë e strukturave të UNITEIT të afërta me kryetarin Gëzim Ostreni.

Ndërkohë LR-PDSH pritet këto ditë të pranojë vendimin për emrin ri partiak nga organet shtetërore, pra të titullohet Aleanca për Shqiptarët para zgjedhjeve lokale.

Burime nga kjo parti thonë se nga partitë maqedonase nuk përjashtojnë bashkëpunimin me LSDM për qytetin e Shkupit dhe ndihma t’i kthehet nga kjo parti në rajonin veriperëndimor, nga Vrapçishti e deri në Strugë.

Nga ASH po në komunat perëndimore, sidomos në Gostivar dhe Vrapçisht, presin përkrahje në rrethin e dytë nga Lëvizja BESA, të cilës mund t’ia kthejnë në komunat e pjesës veriore, si Çairi, Saraji, Studeniçani, Haraçina dhe Likova.

Në raport me BDI-në, nga kjo parti thonë se bashkëpunimi mund të lidhet vetëm nga liderët partiak, edhe atë për rrethin e dytë zgjedhor duke përjashtuar Kërçovën, kjo pasi relacionet si partner qeveritar janë dëmtuar pasi BDI aktualisht po frenon të lëshojë disa nga drejtoritë që i takojnë ASH para zgjedhjeve lokale.

Sa i përket Lëvizjes BESA, ende është herët të thuhet nëse në bllok do të përjashton bashkëpunim në rrethin parë me partitë tjera, ndërsa në rrethin e dytë varësisht nga rezultate kjo parti llogarit në votat e LSDM-së, të ASH dhe të PDSH-së.

Referuar burimeve partiake, Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale hyn me pretendimin reale t’i fitojë ato në mbi 50 % të komunave, ndërsa fitore bindëse që në rrethin e parë e presin në Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë. /KOHA/

Nijazi Gashi, kandidat i mundshëm i PDK’së për kryetar të Prishtinës

Të enjten është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, në këtë Kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK-së në Prishtinë unanimisht ka propozuar si kandidat të mundshëm të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryetarin e sapozgjedhur të kësaj dege, Nijazi Gashin.

Policia spanjolle vret 4 të dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë

Një zëdhënëse e policisë se Katalonisë ka konfirmuar që zyrtarët policorë kanë vrarë katër të dyshuar dhe kanë plagosur një tjetër për sulmet terroriste në lagjen Cambrils në Barcelonë
Besohet se rrjeti i terroristeve dhe janë në kërkim te të dyshuarve tjerë për sulmin që la të vdekur më shumë se 20 persona sonte në Spanjë.

Gjatë këtij operacioni për vrasjen e 4 terroristeve policia ka parandaluar një sulm tjetër.

Të lënduar ka edhe në anën e policisë.

Flet Shpend Ahmeti, mohon arrestimin në Itali

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka demantuar lajmin për arrestimin e tij në Itali.
Në një prononcim për Indeksonline, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk është i vërtetë raportimi se ai është arrestuar sonte në Milano të Italisë.

Madje ky i fundit ka bërë të ditur se është mirë dhe nuk ka të bëjë aspak me asnjë arrestim apo ndalim të mundshëm nga autoritetet e sigurisë.

“Nuk jam i arrestuar dhe nuk është i vërtetë lajmi. Jam shumë mirë”,ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Duhet përkujtuar që në raportimin e fundit për Ahmetin, thuhej se është arrestuar në Milano të Italisë ku edhe kishte shkuar për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.

Flet shqiptarja që pa sulmin terrorist: Isha me vajzën 1 muajshe, nëse do rrija edhe 30 sekonda…

Nëse do të kisha qëndruar 30 sekonda më shumë, do të isha e vdekur së bashku me foshnjën time një muajshe”.
Ky është njëri ndër mesazhet rrënqethëse që vjen nga një grua shqiptare, e cila e ka parë me sytë e saj tmerrin.

Romina Dervishi ka qenë e pranishme me foshnjën e saj në “Las Ramblas” aty ku u krye pak orë më parë sulmi terrorist që la të vdekur të paktën 13 persona.

Në dëshminë e saj, të cilën Romina e shoqëron me video të tragjedisë, ajo falenderon Zotin që mundi të shpëtojë. Shqiptarja ka shkruar në një postim të njërës prej mediave shqiptare (Oraneës) si dhe më pas në profilin e saj në rrjetin social.

Shkenda Dubova publikon foto krejtësisht e zhveshur (FOTO)

Këngëtarja Shkenda Dubova, ka kohë që nuk ka sjell në treg ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar me qendrat e saj të dobësimit në Prishtinë dhe Gjilan.

Në kohën e lirë, këngëtarja shfrytëzon edhe relaksin, njëlloj siç ka bërë së fundmi, teksa ka vizituar një qendër për masazh.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi “të nxehtë”, ku shfaqet e shtrirë në shtratin për masazhim, teksa vë në pah gjoksin e saj.

Me këtë imazh, ajo ka bërë për vete një pjesë të mirë të fansave, ndërsa ka treguar edhe për çastet e mira që ka kaluar gjatë masazhit.

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano

Kryetari i Prishtinës dhe zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është arrestuar sonte në Milano nga policia italian, mëson Koha.net.
Arsyet e arrestimit të tij ende nuk dihen.

Ai kishte shkuar në Milano për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.

​Ja sa milionë ka fituar Milan nga shitja e biletave për ndeshjen me Shkëndijën (Foto)

Nga shitja e këtyre biletave, Milan ka fituar hiç më pak se sa 1.146.438.00 euro.Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës, ku edhe aty pritet të ketë një numër të madh të tifozëve. /Express/

Shqiptarja nga Barcelona: 30 sek. që më shpëtuan mua dhe vajzën

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm 1 muajshe e cila ndodhej në në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.
“Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe” shkruan ajo në komentet në facebook poshtë videos live të Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.
Më pas komentuesve që i gjenden pranë ajo i përgjigjet më tej “Shum flm akoma sekam mar veten tu u dridh jam” .
Në profilin e saj në facebook Romina Dervishi ka postuar dhe video nga vendngjarja: Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.
Videot shoqërohen me komentin: “Kur te don zoti te shpeton per 50 sekonda . Faleminderit zot. 💣 💣 💣Videot “/Oranews

Bilanci i fundi ne Barcelone: 13 te vdekur,80 te plagosur, 2 te arestuar

Terrorizmi godet në zemër të Spanjës. Të paktën 13 persona humbën jetën ndërsa 80 të tjerë u plagosën pasi një furgon përplasi një grup kalimtarësh të cilët ndodheshin në qendër të Barcelonës, në zonën e famshme turistike Las Ramblas.
Presidenti i Katalonias konfirmoi në një konferencë prë median se dy persona janë arrestuar ndërsa 80 persona janë në spital. Pak minuta pas sulmit në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Aamaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”.
Furgoni ka ecur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve duke marrë para njerëz ndërsa dhjetra të tjerë u fshehën nëpër dyqane e lokale.

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e lindjes, kurorës, të kryejnë ndonjë punë në DAP ose doganë. Por, nuk do të mund të marrin fletëpronësi nga Kadastra. Ky institucion nuk është në listën e shërbimeve publike që nga një shtatori do të punojnë në dy ndërrime, shkruan Alsat M. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se kadastra është organ i formuar me ligj të posaçëm dhe qeveria nuk ka kompetenca mbi punën e saj, kështu që nuk mund t’i urdhërojë të vendosin ndërrimin e dytë.

‘Lista është ajo që është publikuar. Për momentin nuk është zgjeruar me institucione plotësuese. Nëse paraqiten normalisht se do ta zgjerojmë listën gjatë punës, ashtu siç është paralajmëruar fillon me zbatim nga një shtatori. Të gjitha vlerësimet që deri tani i kemi në takimet me përfaqësuesit e këtyre institucioneve tregojnë se nuk ka nevojë për punësime të reja’ tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Ndërrim të dytë do të ketë në: DAP, Doganë, Sektorin e Punëve drejtuese dhe mbikëqyrëse në MPB, në Drejtorinë e ofiqerisë, si dhe në departamentet e mbrojtjes së rajoneve me qytetet dhe komunat në Ministrinë e mbrojtjes. Sportelet në këto institucione për qytetarët do të jen të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 21:30 në mbrëmje.
Institucionet tjera edhe më tej do të funksionojnë me orarin standard, 07:30-16:30. Përveç kësaj, qeveria seriozisht mendon për vendosjen e punës në dy ndërrime edhe në çerdhe. Për këtë Qeveria angazhoi Ministrinë e punës dhe politikës sociale ta analizojë gjendjen në terren dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e përfshira në këtë propozim.

MPJ informon për ngjarjet në Barcelonë.Nuk ka te lenduar nga Maqedonia

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se deri në ora 20:30 sonte nuk kanë informata për qytetarë të lënduar të Maqedonisë në sulmin e ndodhur në Barcelonë

‘Duke marrë parasysh seriozitetin e gjendjes, për momentin është rënduar komunikimi me institucionet relevante në Spanjë, por ambasada e Maqedonisë mundohet të marrë informata të vazhdueshme dhe precize për ngjarjen dhe mundësinë e shtetasve të lënduar të Maqedonisë’, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

MPJ jep numrat 00 34 620 126 308 – numri i ambasadës së Maqedonisë në Spanjë për informata në lidhje me persona të afërm.

 

Vardari fiton Fenerbahçen me rezultat 2:0

Sapo ka perfunduar ndeshja ne mes te Vardarit dhe Fenerbahçes. Befasi e madhe ishte rezultati ku Vardar ka fituar gjigantin nga Turqia Fenerbahçe me rezultat. 2:0. Ndeshja u luajt ne Shkup./Antpress

Sulmi në Barcelonë: 13 të vrarë, 50 të plagosur

Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërën prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për ‘akt terrorist’.

Së paku një person është arrestuar në lidhje me sulmin. Policia ka evakuuar zonën dhe transporti është ndërprerë për disa orë.

Ballistët shpalosin flamurin kuq e Zi në San Siro (

Tifozët shqiptarë kanë dhuruar spektakël para fillimit të ndeshjes Milan – Shkëndija
Tifozët e skuadrës së Shkëndijës, Ballistët janë në numër të madh në stadiumin San Siro për ndeshjen ndaj Milanit në kualifikimet për Europa League.

Ata para se të fillonte ndeshja, kanë hapur një flamur gjigant kuq e zi, ku edhe kanë brohoritur: ‘United Albania’. /Express/

Pushime në jug? Jo faleminderit. Durrësin ma mban xhepi

Planifikimi i buxhetit të pushimeve është diçka e rëndësishme kur planifikon udhëtimin në plazhet e jugut të vendit.
Çmimet variojnë nga marramendëse në të përballueshme, nga hotelet me pesë yje ku një natë kushton edhe 600 euro deri tek apartamentet me qira që mund të prenotohen edhe me 4 mijë lekë nata.
Për ushqimin, gjithçka varet nga cilësia, por këtë vit nuk ka rritje të konsiderueshme nga një vit më parë. Durrësi, ndërkaq mbetet destinacioni më i përballueshëm./Oranews

Sulmi në Barcelonë, Ambasada në Madrid: Nuk ka shqiptarë në atentat

Ambasada jonë në Madrid raporton se në sulmin terrorist që goditi sot Barcelonën nuk janë evidentuar shtetas shqiptarë në vendngjarje.
Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë në Barcelonë të shmangin vendin e aktit terrorist dhe te ndjekin udhezimet e autoriteteve lokale.
Për çdo informacion ata janë të lutur të kontaktojnë në numrin 0034667673333.
Një furgon u fut sot mes një turme turistësh në Barcelonë. Policia ka konfirmuar viktima dhe të plagosur. Ndërkohë mediat flasin për 13 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Skënderbeu kalon në epërsi ndaj Dinamo Zagrebit

Skënderbeu ka kaluar në epërsi ndaj Dinamo Zagrebit në fazën e play-offit të Europa Leagues, me golin e Liridon Latifit në minutën e 37’

Xhaka paralajmëron yllin e Milanit: Nuk do ta keni të lehtë ndaj Shkëndijës

Granit Xhaka ka paralajmëruar yllin e MIlanit Ricardo Rodriguez për ndeshjen e sontme ndaj Shkëndijës së Tetovës
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar mbrojtësin e majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez, që nuk do ta ketë të lehtë ndaj Shkëndijës.

Ai po ashtu i ka uruar fat edhe skuadrës së Skënderbeut ndaj Dinamo Zagrebit.

“Çfarë mbrëmje sonte miku im @rrodriguez.68 sonte nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në SanSiro. Suksese @fcshkendija Suksese @kf_skenderbeu”, shkruan Xhaka.

Sulmi në Barcelonë: 2 të vdekur, persona të armatosur marrin pengje në një restorant

Raportohet se persona të armatosur janë duke mbajtur pengje në një restorant vendit turistik pranë Las Ramblas, në Barcelonë, ku një furgon e shtypi turmën e njerëzve sot gjatë ditës.
Raportohet po ashtu se dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, transmeton Express.

Policia e ka cilësuar sulmin si terrorist.

Thuhet se shoferi i furgonit ka ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Gjykata e Dubrovnikut vendos: Ballisti do ekstradohet në Serbi

Gjykata e shkallës së Parë e Dubrovnikut vendos ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi
Çështja u dërgua në gjykatë nga Gjykata e Lartë në Kroaci e cila urdhëroi rishqyrtimin e dosjes së ekstradimit për Ismail Morinën nga Gjykata e Dubrovnikut.
Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.
Prej asaj dite autoritetet shqiptare po ndërhyjnë duke paraqitur dokumente tek autoritetet kroate për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.

Tragjedi në liqenin e Shkodrës, mbyten dy fëmijë, 5 dalin në breg

Tragjedi në Malësinë e Madhe. Dy të mitur kanë humbur jetën në ujërat e liqenit të Shkodrës në vendin e quajtur Grilë, teksa kishin hyrë për t’u larë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur orës 16:00, kur dy kushërinj me inicialet E. T,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë kanë humbur jetën.
Nga informacionet paraprake që ka mundur të mbledhë policia, mësohet se fëmijët kishin hipur në një varke të vogël së bashku me 5 persona të tjerë dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.
Sipas policisë, varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg ndërsa dy të miturit e lartpërmendur nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni dhe dërgimin e tyre në morgun e spitalit të Shkodrës.
Kjo është tragjedia e dytë brenda 24 orëve, pas asaj të Portonovës në Zvërnec, ku një 10-vjeçare është mbytur teksa ishte futur për t’u larë në det me nënnën dhe motrën e saj.
Ndërkohë në të njëjtin plazh, vetëm një muaj më parë u mbytën 3 persona, njëri prej të cilëve Benjamin Ferati nga Maqedonia i cili ishte futur në det për të shpëtuar dy vajza.

Shilegov: Shkarkimi i Zvërlevskit kushtoi 240 mijë euro

Në konferencën e sotme për shtyp, Petre Shilegov, nga LSDM tha se shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvëlekvski nënkupton fillimin e reformave në gjyqësi, reforma të cilat do të sjellin drejtësi për të gjithë dhe nga shumica parlamentare konsiderohen si hap i parë drejt krijimit të sistemit të ri të drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në zgjedhjet e fundit, Maqedonia votoi për ndryshime, drejtësi dhe barazi. Ata ndryshim po ndodhin, edhe pse udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së po mundohet t’i pengojë që të mos përgjigjen për kriminelin e kryer gjatë qeverisjes së tyre. Në Maqedoni fillon procesi i kthimit të drejtësisë dhe përgjegjësisë për çdo vepër të bërë’, tha Shilegov.

Sa i përhet çështjes së zgjedhjes së Prokurorit të ri, Shilegov shprehu skepticizmin e tij se prokurori mund të zgjidhet para zgjedhjeve lokale. Në ndërkohë Këshilli i prokurorëve publik duhet të caktojë zëvendës deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, por Shilegov nuk dha informatë shtesë se duksh mund të jetë ai person.

Shkarkimi i Zvërlevskit e ka kushtuar shtetin rreth 240 mijë euro, pa shpenzimet e udhëtimit për deputetët, që nënkupton 20 mijë euro për secilin vazhdim të kësaj seance.

Mësohet identiteti I të vdekurve në aksidentin në fshatin Odër

Sipas informacioneve të Tv Kohës jetën në aksidnetine sotëm e kanë humbur 76 vjeçari S.Galevski nga fshati Gllogjë dhe 71 vjeçarja T.G bashkëshorte e viktimës së pare, të cilët kanë qenë në veturën Llada 1500..Në aksident sipas informacioneve të Tv Kohës janë lënduar edhe dy persona të tjerë që kanë qenë në veturën Opel Vektra dhe janë nga fshati Stara Sellë, dhe ndodhen jashtë rrezikur për jetë.Akstidenti ndodhi rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën Tetovë-Jazhincë në fshatin Odër.

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Një aksident I rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Odër në rrugën Tetovë-jazhincë. Sipas të dhënave të para në këtë aksident ka të lënduar rëndë dhe dyshohet të vdekur.Sipas të dhënave të para në këtë aksident janë përfshirë automjetet e tipit Llada dhe Opel Vektra.Aksidenti ka ndodhur në orët e pasditës, ndërsa informatat e para janë se në Spitalin e Tetovës janë duke u mjekuar edhe katër persona.

Lajm i fundit:Disa të lënduar pasi furgoni e shtyp turmën e njerëzve në Barcelonë

Disa persona janë lënduar pasi një furgon e ka shtypur turmën e njerëzve në një zonë turistik në Barcelonë të Spanjës, njofton policia lokale.
Incidenti ndodhi afër zonës së njohur turistike, Las Ramblas, e cila tani është bllokuar nga policia, njofton një zëdhënës i policisë së Katalonisë

Policia beson se disa njerëz janë lënduar.

Policia spanjolle nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili ka qenë motivbi i incidentit.

Reuters raporton se shërbimi emergjent i Katalanisë ka kërkuar që të mbyllen stacionet e trenave dhe metros.

Milan-Shkëndija shkëmbejnë dhurata në drekën zyrtare

Paraqitja historike e Shkëndijës në stadiumin legjendar San Siro po afrohet dhe me këtë ngadalë përfundojnë edhe gjitha parapërgatitjet për këtë ndeshje. Sot në mesditë është realizuar edhe dreka zyrtare ndërmjet përfaqësuesve të dy klubeve ku delegacioni i Shkëndijës në krye me presidentin Visar Bexheti janë pritur nga përfaqësues të lartë të Milanit, Marco Fassone CEO, shefi për operim Alessandro Sorbone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.Në një takim miqësor dy taboret kanë folur kryesisht për futbollin dhe planet e skuadrave, ndërsa në ndarje kanë ndëruar dhurata respektive që do të mbeten kujtim i këtij takimi. Milan-Shkëndija përballen sonte në orën 20:45.

Kriza e Barcelonës, dy humbjet me Realin shfaqën mizerjen në fushë Kriza e Barcelonës, dy humbjet me Realin shfaqën mizerjen në fushë

Kanë mjaftuar dy humbjet në ndeshjet finale të superkupës së Spanjës, për të kuptuar që Barcelona po përballet me një metamorfozë totale të lojës së saj, pas shitjes së brazilianit Neymar te PSG.
Loja e katalanasve ishte dëshpëruese, ngjante me një hije të futbollit të Barcës që jemi mësuar ta shohim.
Mbase efekti i transfertës më të shtrenjtë në historinë e futbollit ka dhënë efekte negative në ekip.
Loja e Barcës ishte e vakët pa kreativitet dhe me Mesin që dukej sikur nuk kishte krahë.
Në total shifrat e humbjeve me galatkitët janë 5-1 , por më shumë se golat më turpëruese është loja e katalanasve.
Trajneri i ri Ernesto Valverde dukej shumë i dëshpëruar nga gjuha e trupit gjatë 180 minutave, e gjitha kjo 3 ditë para fillimit të sezonit.
Bordi po mendon që të zgjidhë situatën me dy afrime e reja.
Nëse blerjet realizohen loja mund të ndryshojë, gjithsesi largimi i Neymar te PSG do të dojë kohë që të mbushë gropën e krijuar.
Por edhe mesfusha duket me shumë probleme, pas problematikave të futbollistëve të këtij reparti.
A është ky fundi i ciklit të brezit të artë apo do të vijë rigritja e Barcës?
Sezoni fillon këtë fundjavë.

Emma Stone aktorja më e paguar e vitit

Emma Stone ka rrëzuar nga froni Jennifer Lawrence dhe është shpallur aktorja më të paguar e Hollywood.
Fituesja e çmimit Oskar me filmin La La Land ka zënë vendin e parë në listën e Forbes si aktorja më e pagur në botë me një shumë të pabesueshme prej 26 milionë dollarë gjatë një periudhe 12-mujore nga qershori 2016 deri në qershor 2017.
Shumicën e këtyre të ardhurave ajo e ka fituar falë suksesi të muzikalit La La Land, i cili ka arritur 445 milionë fitime në mbarë botën.
Emma në listën e Forbes ndiqet nga Jennifer Lawrence me 24 mln dollarë, e cila vitin e kalur ka qenë në vendin e parë.

Gjykata nuk e lejon të abortojë, 10-vjeçarja e përdhunuar sjell në jetë fëmijën

Një vajzë 10 vjeçe, viktimë e përdhunimit e cila nuk e lejua që të abortonte nga Gjykata e Lartë Indiane, ka sjellë në jetë foshnjen e saj.
Ajo u shtrua në spital mëngjesin e sotëm (17 gusht) dje nëpërmjet seksionit C në një nga spitalet qeveritare në Chandigarh, pasi kockat e saj të legenit nuk ishin shumë të forta për të përballuar dhimbjet e një lindje normale. Sipas mjekëve në spital GMCH, si 10-vjeçarja ashtu edhe vajza e saj e porsalindur nuk janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të qëndrojnë në spital deri sa të shërohen.
“Fëmija peshon 2.2 kg dhe është nën peshë. Të dyja do të qëndrojnë nën kujdesin intesiv pasi vajza ka qepje pas lindjes,”-është shprehur mjeku.
Operacioni u zhvillua në orën 09:15 dhe vazhdoi përreth dy orë. Kur foshnja të jetë jashtë rrezikut për jetën do të bëhet tesi i gjakut për të zbuluar atësinë.
Vajza nuk është në dijeni se është shtatëzanë. Prindërit e saj i kanë thënë që ka një gur në bark dhe duhej të operohej për ta hequr. Babai i saj i ka kërkuar autoriteteve spitalore që e porsalindura të jepet për adoptim.
Mendohe se vajza është përdhunuar nga xhaxhai i saj për disa muaj dhe krimi doli në dritë kur vajza u dërgua në spital duke u ankuar për dhimbjen e stomakut muajin e kaluar, ku edhe u zbulua se ishte 30 javëshe shtatzënë.

Kosovari ndalohet në Morinë, kërkohej nga policia turke

Një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga polica turke është ndaluar nga policia kufitare në Morinë.
“Ahmet Fetahi është kapur gjatë paradites së sotme pasi gjatë regjistrimit në sistem rezultoj të jetë shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Anakara,”- raportoi sot policia e Kukësit. 42-vjeçari, i cili është banues në Prishtinë, do të ekstradohet në Turqi.
Ai është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Tribunalit të Korrektimit De GOCUK, Turqi për veprën penale të “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Prekëse: Deportohet familja shqiptare, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Disa policë kanë mbërritur në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.
Duan të marrin një familje shqiptare të përbërë nga 6 anëtarë. Ata do të dëbohen dhe do të kthehen në Shqipëri.
Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t’i përcjellin. Sytë i mbushen me lot.
Ndërsa po hyjnë në makinë miqtë i japin lamturimën duke kënduar “Amazing Grace”.
Policia nuk i lejon as të takohen për tu përshëndetur prandaj kjo është e vetmja mënyrë..
“Schlesëig-Holstein magazine” është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.
Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemër në distriktin e Kreis Plön.
Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.
“I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe” shkruhet në ndr.de.
Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.
Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip.
Familjes C. i është refuzuar aplikimi për azil. Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokat në Komisionin Social.

Një ngatërresë në adresën e emailit bën që çështja e tyre të mos shqyrtohet.
Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen, e cila të martën është kthyer në Shqipëri.
Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.
Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit” citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah
Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve.”Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë” thuhet në reportazh, informon Ora News

Reagon Myftinia e Tetovës: Të gjitha objektet në Kodrën e Diellit janë pa leje ndërtimi

”Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit” ishte titulli i informacionit që ka qarkulluar sot në media. Në lidhje me padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tetovës nga dhjetëra qytetarë, për faktin se nuk dihet kush qëndron pas ndërtimit të xhamisë, një gjë të tillë për Telegrafi Maqedoni e ka demantuar Myftinia e Tetovës.

”Peticioni që është ngritur nga qytetarët, është sajesë dhe nuk ka asnjë argument për këtë. Sa i përket legalitetit për ndërtimin e Xhamisë në Kodrën e Diellit, ne kemi marrë leje nga Komuna e Tetovës por në menyrë verbale dhe jo me dokumente. Dokumentacion është në proces e sipër dhe kjo çështje do të rregullohet nga ana e Komunës. Përndryshe asnjë objekt në ‘Kodrën e Diellit’ nuk ka leje ndërtimi. Këtu përfshihet edhe kisha ortodokse. Nga ana tjetër, ne si institucion jemi shumë të prekur, për faktin se vetëm xhamia në ‘Kodër të Diellit’ është çështje diskutimi”, theksojnë për Telegrafin nga Myftinia e Tetovës.

Nga Myftinia e Tetovës, sa i përkët participimit për ndërtimin e xhamisë përmës mesazheve me telefon, thonë se gjithçka është transparente dhe ne të gjithë i kemi të regjistruar. Ndërtimin e xhamisë e ndihmojnë i gjithë populli. Me një fjalë, nuk ka persona apo individ për nismën në Kodrën e Diellit, iniciatorë i vetëm për ndërtimin e xhamisë, është BFI-ja.

Përndryshe, nga Prokuroria e Tetovës, janë përgjigjur shkurt se janë ndërmarrë masa në lidhje me padinë e dorëzuar dhe është në fazën e kontrollimit. Për këtë qëllim Prokuroria është drejtuar tek sektori për urbanizëm dhe inspektim në Komunën e Tetovës me kërkesë për sigurim të informacioneve të nevojshme.

Deponia në Strugë vazhdon të digjet, qytetarët i japin 10 ditë afat qeverisë

 

Mbrëmë deponia në qytetin e Strugës përsëri ka filluar të digjet. Nga organizata “Struganët për Strugën” thonë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi.

Qytetarët e Strugës japin afat prej 10 ditëve qeverisë dhe komunës për realizimin e premtimit për blerjen e pajisjes me të cilat mbeturinat e Strugës do të barten në deponinë “Drislla”,

Edhe nga iniciativa qytetare “Mjaft është” thonë se me shkrim iu kanë drejtuar qeverisë dhe pushtetit lokal me kërkesë që të tregojnë deri ku është procesi i blerjes së kontejnerëve dhe kamionëve.

“Në rast se organet kompetente nuk kanë kapacitete njerëzore për zbatimin e vendimit të qeverisë për ndihmë urgjente për deponinë e egër në Strugë, ne si iniciativë qytetare mund të ndihmojmë dhe një pjesë e përfaqësuesve të autorizohen me qëllim zbatimin e vendimit të qeverisë”, tha Gligorie Qatoski nga iniciativa qytetare “Mjaft është”.

Organizata joqeveritare thonë se deponia edhe më tej po mbushet me mbeturina edhe atë me sasi më të mëdha për shkak të sezonit turistik, kurse qyteti edhe më tej vazhdon të helmohet./Alsat

Shkarkohet prokurori publik Marko Zvrlevski

Me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite në vazhdimin e seancës së gjashtë shkarkuan prokurorin shtetëror, Marko Zvrlevski.

 

Në votim nuk morën pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së, pasi vlerësuan se shkarkimi i tij është në kundërshtim me ligjin

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski para se të votohej shkarkimi i tij, deklaroi se shkarkimi i kryeprokurorit është i paligjshëm duke cituar edhe përgjigjen e Komisioni për Antikorrupsion.

Pas fjalimt Dimovski së bashku me deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së liruan sallën e Kuvendit dhe i lanë mundësinë pozitës për të kryer votimin në mënyrë të rregullt.

Deri në shkarkimin e Zvrlevskit në Kuvend u zhvillua debat i gjatë mes deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Masakrohet kosovari në Mynih, e qëllojnë 15 herë me thikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Mynihut në Gjermani rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.Një 25-vjeçar shqiptar nga Gjilani është sulmuar me thika nga katër persona dhe më pas është lënë i shtrirë në tokë.Lajmin e konfirmuan për JOQ.al, miq të 25-vjeçarit, të cilët thanë se ai njihej me emrin “Cani” dhe se është martuar me një gjermane me të cilën ka dhe një fëmijë.

Formacionet e mundshme: Milan – Shkëndija

“Tuttomercatoweb” ka publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme, Milan – Shkëndija në play-off për Europa League.
MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez; Kessiè, Montolivo, Bonaventura; Suso, Andrè Silva, Calhanoglu.
SHKENDIJA (4-2-3-1): Zahov; Todorovski, Bejtulai, Bojku, Celikovic; Alimi, Totre; Radeski, Hasani, Abdurahimi, Ibraimi.

Ky është qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Ajri i qytetit Sinop, ku lindi filozofi Diogjeni, është shumë i pastër. Sinopi është një ndër qytetet më të qeta në Turqi, edhe pse drejtuesit ankohen se ka pak investime në infrastrukturën e qytetit.Madje, në Sinop nuk përfillen as rregullat burokratike, pasi që, pas të mërkurës në këtë qytet nuk punon askush.”Thuhet se në Sinop askush nga administrata nuk punon pas të mërkurës, megjithëse është vështirë të gjesh një burokrat që e pranon se bën kaq pak punë, përkundër faktit se Diogjoni do t”i kishte lavdëruar po ta dinte”, thuhet në reportazhin e BBC.Trafiku i Sinopit duket shumë i qetë krahasuar me trafikun kaotik të Stambollit.
Në fakt, automjetet në këtë qytet ecin fare në harmoni me njëri-tjetrin

Formacionet e mundshme: Milan – Shkëndija

“Tuttomercatoweb” ka publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme, Milan – Shkëndija në play-off për Europa League.                      MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez; Kessiè, Montolivo, Bonaventura; Suso, Andrè Silva, Calhanoglu.                  SHKENDIJA (4-2-3-1): Zahov; Todorovski, Bejtulai, Bojku, Celikovic; Alimi, Totre; Radeski, Hasani, Abdurahimi, Ibraimi.

Vjedhje e rëndë Bogovinë të Tetovës, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro

Vjedhje të rëndë prej 2.250.000 denarë ka ndodhur dje në fshatin e Tetovës në Bogovinë, njofton policia, transmeton AntPress.
Persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e XH.I 56 vjeçar dhe pas kontrollit kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 36,000 euro. Sipas policisë, hajdut ka hyrë në shtëpi, ndërsa e bija- XH.I, ka qenë në banjo dhe pas kërkimit të tre dhomave të gjumit kanë arritur të vjedhin bizhuteri ari me vlerë 36.000 euro.
Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur kryesit.Antpress.mk

Europa League: Programi i ndeshjeve të para të play-off-it

Sonte luhen ndeshjet e para të play-off-it në Europa League.

Programi i ndeshjeve:

(19.00) Dinamo Zagreb (KRO) – Skënderbeu (SHQIP)

BATE Borisov (BJE) – Olexandriya (UKR)

Apollon Limassol (QIP) – Midtjylland (DAN)

Krasnodar (RUS) – Etoile Rouge Beograd (SER)

(19.45) FH Hafnarfjördur (ISL) – Braga (POR)

(20.00) PAOK Selanik (GRE) – Östersund (SUE)

Vardar Shkup opje (MAQ) – Fenerbahçe (TUR)

(20.15) Viktoria Plzen (CEK) – AEK Larnaca (QIP)

(20.30) Ludogorets (BULL) – Sūduva (LIT)

Altach (AUT) – Maccabi Tel-Aviv (IZR)

Panathinaïkos (GRE) – Athletic Bilbao (SPA)

(20.45) Legia Varshava (POL) – Sheriff Tiraspol (MDA)

Domzale (SLLO) – Marseille (FRA)

Ajax Amsterdam (HOL) – Rosenborg Trondheim (NOR)

Viitorul Constanta (RUM) – RB Salzbourg (AUT)

FC Bruges (BEL) – AEK Athine (GRE)

Osijek (KRO) – Austria Vienne (AUT)

AC Milan (ITA) – Shkëndija (MAQ)

(21.00) Partizan Beograd (SER) –  Videoton (HUN)

(21.05) Everton (ANG) – Hajduk Split (KRO)

(21.30) Maritimo Funchal (POR) – Dynamo Kiev (UKR)    /a.ke/

Dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë në Kodrën e Diellit

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë ngritur padi penale kundër ndërtimit të xhamisë në këtë vend turistik, ndaj ndërtuesit anonim, pasi sipas paditësve nuk dihet se nga kush ndërtohet xhamia. Padia është ngritur muajin e kaluar dhe e njëjta është nënshkruar nga 40 qytetarë.

“Për shkak të shpejtësisë që vazhdojnë këto aktivitete joligjore si dhe dëmet që do të mbeten, kërkojmë nga Prokuroria Publike në Tetovë që urgjentisht të merr masa në kuadër të ligjeve të cilat dalin nga Kodi Penal i Maqedonisë, me çka do të tregohet se respektohet Kushtetuta dhe ligjet në Maqedonisë”, thuhet në padinë e dorëzuar në Prokurorinë e Tetovës.

Nga Prokuroria shkurt janë përgjigjur se po ndërmarrin masa në lidhje me padinë e dorëzuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria Themelore Publike – Tetovë ka pranuar padinë penale dhe është në fazën e kontrollimit. Për këtë qëllim Prokuroria është drejtuar tek sektori për urbanizëm dhe inspektim në Komunën e Tetovës me kërkesë për sigurim të informacioneve të nevojshme. Pasi të marrin informacionet, më tej do të vendosim për padinë”, thonë nga PTHP Tetovë.

Xhamia në Kodrën e Diellit filloi të ndërtohet gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa muajin e ardhshëm kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, në prani të besimtarëve vendosi gurthemelin.

Nga Inspektorati në Tetovë për TV Telma, thonë se nuk mund të ndërmarrin aktivitete për rrënimin e objektit, pasi nuk kanë leje për një gjë të tillë nga Komuna e Tetovës.

Deri tani janë ndërtuar dy kate të xhamisë, ndërsa planifikohet që ajo të jetë me tre kate.

Aurela Hoxha “përvëlon” fansat me këto foto

Gjatë këtyre ditëve të verës, modelja Aurela Hoxha vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale kur bëhet fjalë për postimin e fotografive.

Ajo kësaj radhe ka postuar në Instagram foto mahnitëse ku duket në super formë me kostum të banjës.

Shukri Buja kalon në Nisma

Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka konfirmuar për KosovaPress se që nga sot nuk do të jetë pjesë e kësaj partie, pasi që do të kalojë në subjektin tjetër politik Nisma.

Ai nuk ka dhënë detaje për arsyet e braktisjes së PDK-së, por tha se çdo gjë rreth këtij aderimi do të sqarohet në konferencën për medie që do të mbahet në orën 14:00 në selinë e subjektit Nisma.

Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së, duke thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan.

Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesë faqe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryesisë së partisë.

Buja ka qenë kryetar i Komunës së Lipjanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. /I.Shabani/

© Te gjitha te drejtat e rezervuara AntPress.

‘Bin Laden’ nis ndërtimin e hotelit më të madh në botë

Një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Arabinë Saudite, grupi saudit Bin Laden po planifikon t’i kthehet ndërtimit të hotelit më të madh në botë prej 3.5 miliardë dollarësh, Abraj Kudai në Mekë, njofton RT, citon Syri.net.

Ndërtimi do të fillojë pas një ngërçi financiar që e ndaloi ndërtimin në vitin 2015.

Kur të përfundojë, Abraj Kudai do të ketë mbi 10 mijë dhoma, 70 restorante, disa pista për helikopterë dhe një seksion të rezervuar për familjen mbretërore të Arabisë Saudite.

Planet e rishikuara për projektin e financuar nga qeveria sinjalizuan që Riadi është përsëri i gatshëm të shpenzojë në projekte strategjike të zhvillimit ekonomik si turizmi dhe të nxisë grupin saudit Bin Laden, kompaninë që drejton ndërtimin.

Grupi saudit Bin Laden do të marrë ndihmë financiare nga qeveria. Ai grup u godit keq nga rënia në sektorin e ndërtimit vitet e fundit për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Nënkontraktorëve u është kërkuar që të japin propozimet për çmimet tek Grupi Bin Laden që nga mesi i muajit shtator

Shpërthim dhe zjarr i madh pranë aeroportit Southend në Britani

Një zjarr i madh ka rënë pranë aeroportit Southend në Britaninë e Madhe në një hangar avionësh dhe një dëshmitar foli për “shpërthim”, njofton The Sun, përcjell Syri.net.

Fotografitë tregojnë fasha të trasha tymi gri që ngrihen sipër aeroportit pas flakëve që shpërthyen rreth orës 10:40.

Zjarrfikësit u njoftuan për të shuar zjarrin në hangarin e avionëve. Mendohet se brenda tij nuk ka pasur avionë në momentin e shpërthimit.

Zjarrfikësit po përdorin një platformë ajrore shkallësh për të hedhur ujë nga lart.

Një zëdhënëse e aeroportit Southend tha se “zjarrfikësit janë duke u marrë ende me incidentin në hangar në anën veriore të fushës ndërkohë që aeroporti është i hapur dhe funksionon normalisht.”/The Sun

Hiqen nga publikimi dy episode të ‘Tom and Jerry’, përmbanin ‘sekuenca raciste’

Studio “Warner” ka vendosur që në koleksionin e tyre të DVD të filmave të famshëm vizatimorë “Tom & Jerry” të cilët për vite të tëra kanë argëtuar fëmijët dhe jo vetëm, të heqin dy episode.

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, ato vlerësohen si politikisht jo korrekte, dhe se kanë shkaktuar reagim të zemëruar të admiruesve të filmave vizatimorë.

Nga aventurat “Tom dhe Jerry” thuhet se janë lënë jashtë dy episodet “Casanova Cat” nga viti 1951 dhe “Mouse Cleanig” nga viti 1948, e cila, për shkak “qasjes” raciste – aty personazhet janë “bërë me ngjyrë”.

Por lidhur me këtë ndalesë ka pasur edhe kundërshtime.
Madje në rrjetet sociale, siç shtohet më tej, ka nisur edhe një fushatë që bën thirrje për kthimin e ndaluar të tyre.

Edhe përkundër se prodhuesi i filmit vizatimor ka ndërprerë publikimin e tyre, në një kanal në youtube ato mund të shihen ende.

Futbollistët e Fenerbahçes arritën në Shkup

Skuadra turke e Fenerbahçes ka zbrit në Shkup, para fillimit të ndeshjes me skuadrën e Vardarit e vlefshme për kualifikimet për Liga Europa
Ndeshja do të zhvillohet të enjten, ndërsa ajo e kthimit 7 ditw më vonë.

STAY CONNECTED

0FansaPëlqeje
94NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek
282NdjekësitNdjek
18AbonentëAbonohu