Maqedonia e fundit ne BE Shqiperia dhe Kosova te Parat, Ja viti ?

Edhe pse projekti i Bashkimit Evropian është vënë në dyshim, nëse BE e vazhdon jetëgjatësinë e vet, Shqipëria mund të hyjë në union diku nga viti 2025. Ky është parashikimi i revistës “Politico”. Ka qenë kjo medie, e cila ka dhënë parashikimin, në artikullin me titull: “Gara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, shkruan gazeta KOHA. Ndërkaq, për Turqinë thuhet se ky shtet nuk do bëhet kurrë pjesë e unionit. Në paragrafin për Shqipërinë thuhet se ky vend ka probleme aktuale, ku drejtësia është e kapur politikisht, ka problem krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Vendi ynë “lavdërohet” për faktin se ka arritur të shmangë një përleshje të armatosur në kohën e luftërave të ish­Jugosllavisë. Sipas parashikimit, Shqipëria nuk hyn në BE përpara vitit 2025. Ndërkaq, për vendet e tjera është dhënë ky parashikim: Mali i Zi nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Serbia nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Bosnja nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Kosova po ashtu nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Maqedonia nuk hyn në BE përpara vitit 2030, Gjeorgjia nuk hyn në BE përpara vitit 2035, Moldavia po ashtu nuk hyn në BE përpara vitit 2035, si dhe Ukraina. Parashikim është dhënë edhe për Islandën dhe Skocinë. Shteti islandez nuk hyn dot në BE përpara vitit 2022, kurse shteti skocez jo përpara 2024. Sidoqoftë, dy shtetet e fundit kanë specifika të tjera. Një parashikim “shokues” është ai për Turqinë. Ankaraja, sipas parashikimit të “Politico” nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian. (koha.mk)