Maqedonia e përgjysmon tregëtinë me Kosovën

Maqedonia e përgjysmon tregëtinë me Kosovën

Maqedonia e përgjysmon tregëtinë me Kosovën

Edhe përkundër rënies se shkëmbimit tregtar katër vitet e fundit me Kosovën,  Maqedonia deri në fund të vitit 2016 ka shënuar suficit sa i përket eksportit të mallrave kundrejt importit të mallrave nga Kosova, shkruan gazeta KOHA.

Në tregun kosovar, kompanitë nga Maqedonia brenda vitit të kaluar kanë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 188 milionë euro, dhe krahasuar me vitin 2015, importi është rritur për 20 milionë euro, gjegjësisht në vitin 2015 Maqedonia drejt tregut kosovar kishte eksportuar rreth 168 milionë euro.

Nga na tjetër, kompanitë kosovare në vitin 2016 në Maqedoni kanë eksportuar mallra me vlerë tepër të ulët, vetëm 30 milionë euro, ndërsa krahasuar me vitin 2015 sa i përket eksportit të mallrave kosovare në tregun e Maqedonisë, ato kanë shënuar rritje prej 8 milionë eurove.

Eksporti i mallrave nga Kosova i hyrë në tregun e Maqedonisë në vitin 2015 kapte shifrën prej 22 milionë eurove. Nëse do të krahasonim se si ishte shkëmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës pesë vite më parë, mund të konstatohet se Maqedonia ndër vite po e humb tregun e Kosovës.

Kështu, në vitin 2011 Maqedonia ishte partner numër një sa i përket shkëmbimit tregtar me Kosovën, sepse në këtë vit këmbimi tregtar me Kosovën kishte arritur shifrën prej 421 milionë eurove, edhe atë mallrat e eksportuara nga Maqedonia drejt Kosovës shënonin vlerën prej 396 milionë eurove, ndërsa mallrat e eksportuara nga Kosova në tregun e Maqedonisë kapnin shifrën prej 25 milionë eurove.

Po të krahasojmë këto shifra të vitit 2011 me shifrat e fundit të vitit 2016, i bie që Maqedonia brenda pesë viteve drejt tregun kosovar të eksporton 50 për qind më pak mallra.