Maqedonia mbulohet nga Bora

Edhe pse ende është herët në këtë periudhë të vitit, këtë mëngjes pjesët më të larta të Maqedonisë u mbuluan nga bora e parë, situatë të tillë kishte në gjithë Ballkanin.

Nga DPHM informojnë se në Mavrovë ka shtresë bore prej një centimetër, por për ditët në vijim thonë se do të ketë mot stabil dhe të thatë, me rritje graduale të temperaturës ditore.

Borë ka edhe në Kodrën e Diellit, ku nga fotografitë e publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale duket se shtresa e borës është më e madhe nga ajo në Mavrovë