Maqedonia “vdes” Ambasadorët e huaj, fotot xhiro në internet

Në Maqedoni ka gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe etniteve tjera që jetojnë në këtë shtet por kohëve të fundit është aktivizuar edhe një fushatë kundër ambasadorëve të huaj në vend.

Të shtunën, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski shfaqi dyshime se ambasadorët e BE-se dhe SHBA-ve janë duke ndikuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Nga ana tjetër, aktivistë, funksionarë dhe militantë të partisë së tij, OBRM-PDUKM kanë shfaqur edhe urrejtjen e tyre ndaj ambasadorëve të vendeve perendimore në Maqedoni.

Së fundi është shfaqur një album me fotografi morbide ku shihen portretet e ambasadorëve me shirit të kuq, që simbolizon fotografinë e homazheve pas vdekjes së njerëzve./INA/

5