Marca zbulon trajnerin e ri të Barcelonës

Ernesto Valverdes, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, pritet ta marrë drejtimin e Barcelonës

E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka zbuluar se Ernesto Valverdes, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, pritet ta marrë drejtimin e Barcelonës

“Të gjitha rrugët të çojnë te Valverde”, e ka titulluar shkrimin Marca, përcjell Gazeta Express.

Që nga koha kur Luis Enrique ka njoftuar largimin nga Barcelona, emri ri Valverdes është përmendur si trajneri i ri i ekipit katalunas.

Kurse, e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës më 29 maj do të mblidhen dhe do të shpalosin emrat e trajnerëve që kanë në listë.

Barcelona më 27 maj do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Alvesit në finalen e Copa del Rey, dhe që nga 28 maji ekipi do të jetë në pushim.

Kështu, më 29 maj do të nisë misioni i kërkimi i trajnerit të ri, përcjell Gazeta Express.

Përveç Ernesto Valverdes, kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez.