Mariah Carey dhe Elton John, marrin 4 milionë euro për dasmën e mbesës së miliarderit rus

Yjet e muzikës Mariah Carey dhe Elton John janë paguar rreth 4 milionë euro, për të kënduar në dasmën e mbesës së miliarderit rus, Valery Kogan, raporton Mirror.

Legjendat e popit dhanë performacë përreth nëntë orë për dasmën e 19 vjeçares Irene Kogan dhe Daniel Kenvey, që u mbajt të shtunën, transmeton Koha.net.

Mariah besohet se ka marrë rreth 2.8 milionë euro për performancën e saj, ndërsa kishte fluturuar nga Amerika me kërkesën e çiftit të ri. Ajo iu dedikoi atyre baladën e vitit 2005 “We Belong Together”.

Kurse Elton John raportohet se ka kënduar rreth 12 këngë gjatë festës nëntë orë.