Marigo është vajza që qëndisi flamurin, çfare nuk dime per jeten e saj

Marigo është vajza që qëndisi flamurin, i cili më pas u valëvit i lirë nga Ballkoni i Pavarësisë në Vlorë, e vazhdon të valëvitet me krenari ende sot.

Të gjithë e njohin emrin e saj, por jo shumë detaje nga ajo. Marigo ka pasur një familje, një mbiemër dhe nuk është një figurë mitologjike.

Mbiemri i vajzërisë së saj ishte Poçi dhe ai nga burri, Posio. Ajo ishte e bija e Papa Kosta Poçit dhe Lenka Ballaurit.

Marigo ishte e martuar me Jovan Posio, me të cilin lindi tri vajza. Vitet e fundit të jetës, u la në harresë dhe vdiq nga tuberkulozi. Një shkollë në Vlorë mban emrin e saj, “Marigo Posio”.

Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Posios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa, për pajën e saj qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit!

Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.

Bust i Marigos në Vlorë