Marsh në Kosovë kundër bombardimeve në Aleppo

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë organizuar një marsh protestues kundër bombardimeve në Aleppo.

Në një njoftim të publikuar në internet studentët i kanë bërë ftesë gjithë OJQ-ve dhe qytetarëve të Republikës për pjesëmarrje.

Protesta do të mbahet më 16 dhjetor, në orën 14:00 dhe nisja do të bëhet nga Teatri Kombëtar.