Martesa e dështuar e ‘Gumus’, arsyeja që i shkatërroi martesën aktores turke

Aktorja simpatike Songul Oden , ose siç njihet tek ne, ‘Gumus’, i ka dhënë fund martesës së saj në tetor të vitit 2016, ndërsa që nga ajo kohë aktorja vijon të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe punë së saj profesionale.

Arsyeja pse ajo dhe bashkëshorti i saj, ish futbollist dhe aktor i disa serialeve, Kerem Alisik, ndanë rrugët e tyre pas 8 vitesh së bashku, ishte xhelozia e këtij të fundit.

Aktorja 39 vjeçare kohë më parë deklaroi se edhe ishte dhunuar nga ish bashkëshorti në atë kohë, dhe e gjitha vinte për shkak të xhelozisë së tij.

“Xhelozia shkatërroi marrëdhënien tonë, dhe e gjitha vinte për shkak të punës time në aktrim. Shpesh ai herë më ka vënë përballë dy zgjedhjeve të rëndësishme, atë ose karrierën time profesionale, rrëfeu aktorja pak kohë më parë në një intervistë.

Ndërkohë që kujtojmë se që nga ajo kohë Songul nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re.