Martesat e famshme të 2016-ës

Edhe pse këto 12 muaj kanë patur një numër ndarjesh e divorcesh shokuese, nuk kanë munguar edhe martesat për t’i kujtuar fansave të kulturës pop, se dashuria ende ekziston. Ndërkohë, që festojmë më të mirën e 2016, le t’i hedhim një sy se cilat kanë qenë martesat që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut.

  • Ciara dhe Russell Wilson, ka qenë kjo ndoshta dasma më e madhe e vitit, mes këngëtares së hitit “I Bet” dhe mesfushorit të skuadrës së futbollit amerikan, Seattle Seahawks. Dasma e tyre u zhvillua në kalanë e Peckforton në Angli.

  • Shia LaBeouf dhe Mia Goth ndërkohë që ishin për një vizitë në Las Vegas, yjet e Hollywood thanë “Po, dua” në një kishë të vogël në Viva Las Vegas. Me ta ishte i pranishëm edhe një imitues i Elvis Presley si dhe disa kërcimtare hauaiane.

  • Derek Jeter dhe Hannah Davis. Ish lojtari i bejzbollit të New York Yankees, u martua me supermodelen e njohur në korrik në një resort luksoz në St. Helena, Calif.

  • Kym Johnson dhe Robert Herjavec. Kërcimtarja profesioniste e “Dancing with the Stars”, i dha fund beqarisë me investitorin milioner dhe yllin e shfaqjes televizive Shark Tank, më 31 korrik në Four Seasons, Beverly Hills.

  • Grace Gealey dhe Trai Byers, bashkë aktorët e serialit Empire, lidhen kurorë në një ceremoni private në ishullin Grand Cayman në muajin prill.

  • Michael Phelps dhe Nicole Johnson. Surprizë! Atleti dhe fituesi i medaljeve të arta, për skuadrën amerikane, u martua me të fejuarën e tij në 13 qershor, por lajmi nuk u mor vesh deri në ditët e fundit të tetorit.

  • Eva Longoria dhe Jose Antonio Baston. Victoria Beckham, Ricky Martin dhe shumë personazhe të tjerë të njohur, udhëtuan në Meksikë në muajin maj për të qenë të pranishëm në këtë martesë shumë të këndshme të aktores së serialit Desperate Housewives.

  • Kevin Hart dhe Eniko Parrish. Komediani dhe aktori u bë edhe një bashkëshort, pas ceremonisë të mbajtur në Santa Barbara, Kaliforni, në gusht të këtij viti.

1. 0706-ciara-russell-instagram-4