Martohen dy murgesha në Itali

Dy ish-murgesha janë martuar me njëra-tjetrën në veri të Italisë si sfidë ndaj kundërshtimit të Kishës Katolike për martesat e të njëjtit seks.

Dy gratë, të quajtura Federica dhe Isabel nga mediat italiane, u martuan me një ceremoni civile nga kryetari local, Luca Salvai pranë Torinos, pas legalizimit të martesave të homoseksualëve në Itali këtë vit.

“Zoti do njerëz të lumtur që e jetojnë dashurinë hapur,” tha Isabel për të përditshme italiane La Stampa. “Ne i kërkojmë Kishës sonë të mirëpresë njerëzit që duan njëri-tjetrin”.

Gratë, të dy nga 44-vjeç, donin të shmangnin paraqitjen në media të martesës së tyre, dhe kështu dhanë një intervistë për La Stampa.

“Ishte një ceremoni shumë e thjeshtë,” tha z.Salvai. “Ishte festa e tyre dhe unë jam i lumtur që arriti t’i ndihmoj në plotësimin e dëshirës së tyre”.