Martohet aktori turk i njohur si “Savasi”,

Murat Yildirim është një ndër aktorët më të mirë në shtetin turk. Aktori është bërë i njohur në saje të rolit të Savasit te serialit ‘Ask ve Ceza’ si dhe Demirit te ‘Asi’.

Por, përveç se është i rrethuar me femra të bukura në skenat filmike, ai edhe në jetën reale ka një bukuroshe në krah.

Iman Elbani është e dashura e aktorit që merret me aktrim dhe modelim.

Këta të dy kanë kurorëzuar lidhjen tyre ditën e djeshme  në prezencën e kryebashkiakut të Stambollit.