Masa disiplinore për mjeken nën kujdestarinë e së cilës ndërruan jetë katër foshnje

Mjekja nga Klikina për Gjinekologji në Shkup, nën kujdestarinë e së cilës ndërruan jetë katër foshnje, përderisa ajo nuk ishte në vendin e punës për atë moment, gjashtë muajt e ardhshëm do të merr 30 për qind më pak nga rroga dhe do të punojë nën mbikëqyrje të një specialisti tjetër, ndërsa do t’i merret edhe subspecializimi për neonatologji.

Ky është vendimi i Komisionit disiplinor, i formuar pasi mjekja siç njoftuan disa media, gjatë kohës së kujdestarisë ka lëshuar Klinikën dhe është kthyer pasi është njoftuar për rastet, 

Komisioni për mbikëqyrjen e ekspertëve nga Ministria e Shëndetësisës, njoftoi se nuk është bërë gabim ekspertësh nga ana e mjekes në lidhje me vdekjen e foshnjeve, të cilët sipas komisionit, kanë qenë me shenja të ulët për jetë, gjegjësisht të lindur para kohe.