Masakra në Manchester/ Ariana Grande ndihet ‘e shkatërruar’: Nuk kam fjalë

 

Ariana Grande ka shprehur keqardhjen e saj për vdekjen e 19 personave pas shpërthimit në një koncert në Manchester.

Ylli amerikan që mendohet se nuk është dëmtuar fizikisht, megjithatë ka publikuar një mesazh në Twitter ku shkruan: “ Jam e shkatërruar! Nga thellësia e zemrës, më vjen shumë shumë keq, nuk kam fjalë.”

Shpërthimi ndodhi menjëhërë pasi këngëtarja 23-vjeçare përfundoi interpretimin në Manchester Arena të hënën në darkë.

Edhe menaxheri i saj Scooter Braun po ashtu ka publikuar një mesazh në Twitter ku thotë: “Zemrat tonë janë dërrmuar”

Ngjarja e rëndë, u mori jetën të paktën 19 personave si dhe u plagosën 50 të tjerë. Sakaq, ‘Daily Mail’ shkruan se ka ende shumë persona që rezultojnë të zhdukur.