Masat ekstreme të sigurisë për inaugurimin e Trump

Rreth 28 mijë persona nga agjenci të ndryshme të sigurisë në Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në masat e sigurisë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, ceremoni e cila pritet të zhvillohet të premten.

Që nga administrata federale e aviacionit, deri tek Garda Kombëtare si dhe CIA janë angazhuar në kuadër të planit të masave për të garantuar sigurinë. Janë paktën 50 agjenci amerikane që do të koordinojnë sigurinë.

Dhjetëra e qindra ekspertë lokalë dhe federalë do të monitorojnë ngjarjen duke filluar nga ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit e duke përfunduar tek lutja në katedralen kombëtare në Uashington të shtunën. Gjatë ceremonisë pritet të ketë edhe protesta dhe turma do të mbikëqyren rreptësisht.

“Mjedisi global i terrorit ka ndryshuar shumë që nga viti 2013”, tha sekretarja kombëtare e sigurisë Jehn Johnson. “Ne duhet të jemi të shqetësuar në lidhje me aktet individuale të dhunës”, shtoi ajo.

Një nga shqetësimet e sigurisë janë edhe sistemet ajrore pa pilot që mund të përdoren si armë, megjithëse fluturimet janë ndaluar rreptësisht në hapësirën ajrore në District of Columbia. Johnson ka deklaruar se për këtë pjesë ka sisteme të posaçme teknologjike që do të përdoren për të bllokuar fluturimet, por nuk saktësoi se për çfarë teknologjie bëhej fjalë.

Nga ana tjetër, janë demonstratat, ku të paktën 99 grupe kanë aplikuar për leje për protestë, 10 herë më shumë se mesatarja e inaugurimeve. Të paktën 63 prej tyre janë planifikuar për të demonstruar të premten.

Johnson u tha se gazetarëve se “për sa kohë që ato janë paqësore, do të lejohen të ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës sipas Amendamentit të Parë”./oranews