MASH-i pa zgjidhje për emrat e shkollave në Çair (VIDEO)

 

Viti shkollor 2016-2017 do të përmbyllet pa u zgjidhur çështja e dy emrave të shkollave fillore në Çair, ajo e “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov”. Ndonëse shkollat në fjalë simbolikisht mbajnë emrat e rinj “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”, nxënësit edhe këtë vit dëftesat do ti marin me emrat e vjetër.

Drejtorët e shkollave në fjalë përsëritën qëndrimet e tyre se kanë kryer të gjitha obligimet ndaj Regjistrit qendror ndërsa kjo e fundit ankesat e dërguara nga udhëheqësit e shkollave I ka larguar tërësisht nga sistemi i procedimit pa një epilog, sikur të mos ishin bërë kurrë. Tashmë disa muaj me radhë, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë vazhdon të heshtë për çështjen e emrit të shkollave në Çair dhe nuk sqaron çështjen.

Ministri në largim i Arsimit, Pishtar Lutfiu përmend shumë arsye për mos-zyrtarizimin e emrave, ndër to kriza politike dhe stërzgjatja e formimit të Qeverisë së re, por si fajtor kryesor përmend Regjistrin Qendror.

Këto lëndë janë procesuar në regjistrin qendror dhe padrejtësisht janë mbajtur nga Regjistri qendror duke mos i regjistruar në sistemin e tyre për të cilin besoj se me ardhjen e Qeverisë së re, qoftë ministër nga BDI-ja, qoftë nga ndonjë parti politike tjetër kjo do të jetë thjesht një çështje teknike, sepse kërkesa tashmë është bë, qëndron në regjistrin qendror dhe ne nuk kemi dashur të hapim front politik duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat kemi qenë në bazë të krizës politike, duke pasur parasysh se do të arrijmë një kompromis me partnerin e koalicionit- deklaroi

Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit.

Ish ministri i arsimit Abdilaqim Ademi në fund të largimit nga posti ka firmosur vendimin për zyrtarizmin e emrave të këtyre dy shkollave kurse disa orë më vonë vendimi është shfuqizuar nga zëvendësi i tij Spiro Ristovski. Kohë më parë u zyrtarizuan vetëm emrat e dy shkollave të tjera në Çair, “Hasan Prishtina” dhe “Jashar Bej Shkupi”. Ligjore ose jo, në hyrje të shkollave në fjalë që në vitin 2012 janë vendosur tabelat me emrat e rinj të shkollave./alsat-m