Matematikat e partive për zgjedhjet e 11 dhjetorit

LSDM-ja paralajmëroi se bartësit dhe emrat të kandidatëve tjerë do të preznetohen në kongresin e 6 nëntorit. Lideri i partisë Zoran Zaev thotë se konsultimete ende vazhdojnë, janë të mundshme surprizimet, kurse disa vende do tu takojnë aktivistëve të Revolucionit të larmë.

Për të kërkuar votën në mënyrë të pavarur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare bëhet gati edhe Koalicioni për ndryshm dhe drejtësi. Tanimë është rregulluar bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike, Dinjiteti, Të bashkuarit për Maqedoninë dhe FREDOM. Pritet ende edhe vendimi i VMRO-Popullore. Nëse edhe ata pranojnë të jenë pjesë e bllokut të tretë të djathtë, lideri tyre Lupço Georgievski do të jetë bartës i njësisë së tretë zgjedhore, Pavle Trajanovë në të parën, Jove Kekenovski në të dytën, Stojançe Angellove në të katërtën dhe Lube Boshkovski në njësinë e pestë zgjedhore.

VMRO-DPMNE lë hapësirë për ndryshime. Në rrjedhë janë analizat e bendshme partiake dhe shqyrtimi me qëllim kandidatët më të mirë ta kërkojnë përkrahjen nga qytetarët se si të vihet deri te rezultati optimal, gjegjësisht fitimi i63 vendeve në kuvend, thonë nga partija.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi paralajmëroi se në listat e tyre nuk do të gjenden deputetët e deritanishëm por figura të reja. Edhe BDI do të bëjë të njëjtën gjë. Do ti japin mundësi vendin e deputetit ta fitojnë ata të cilët pas tyre nuk kanë asnjë njollë.