Mbahet ceremonia zyrtare e hapjës së Eurovisionit, ja si dukej Lindita Halimi (Foto)

 

Sot në Kiev është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjës së edicionit të 62’të të festivalit të këngës evropiane “Eurovision Song Contest”.

Në këtë ceremoni të hapjës zyrtare, e para që ka parakaluar në tapetin e kuq ishte përfaqesuesja shqiptare Lindita Halimi, shkruan Magazina.al

Në eventin ku më shumë rëndësi i jepet paraqitjes dhe veshjes, Lindita nuk është se ka tërhequr vëmendje të madhe me veshjen e saj të dizajnuar nga Joni Peci .

Vlen të theksohet se tapeti i kuq i këtij viti në Kiev të Ukrainës, është më i gjati në historinë e festivalit evropian, ku gjatësia e tij ka kaluar mbi 200 metra.