Mbahet Dita e diversiteteve kulturore ne Tetove

 

Java e diversiteteve kulturore është një javë e mbushur me aktivitete nga më të ndryshmet të cilat na promovojnë të gjithë Neve, si qytetarë të qytetit të bukur të Tetovës- Ne që i japim vlera këtij qyteti dhe shoqërisë sonë, me të gjitha dallimet që kemi dhe akoma të pasurit e një qëllimi të përbashkët: të bërit e këtij qyteti një vend më të mirë për jetesë!

Andaj, është kënaqësi për ne, t`ju ftojmë që të festojmë së bashku tashmë festën tradicionale të qytetit tonë- Dita e diversiteteve kulturore.

Dita e diversiteteve kulturore është aktiviteti qendror, i cili do të mbahet me datë 26 maj 2016 në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë, në ora 12:00./Antpress