Mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Noterëve”

 

 

Ministri i Drejtësisë, z.Xhaferi morri pjesë në manifestimin e organizuar nga Oda e Noterëve të Republikës së Maqedonisë “Ditët e Noterëve”
Gjatë fjalimit të tij ministri Xhaferi theksoi se:
Themelimi i noteriatit në Republikën e Maqedonisë si shërbim publik bashkëkohor i vendosur për të plotësuar nevojat dhe interesat e qytetarëve dhe subjekteve tjera juridike, në mënyrë pozitive u pasqyrua mbi funksionimin e tërësishëm të sistemit juridik, e posaçërisht ka ndikuar në avancimin e mbrojtjes parandaluese juridike dhe rritjes së sigurisë juridike të qytetarëve.
Ai gjithashtu potencoi: Noteriati në Republikën e Maqedonisë funksionon shumë vite, por kjo nuk do të thotë që në kornizë të ekzekutimit të veprimtarisë noteriale, shumica nuk janë ballafaquar me shumë probleme, ndërsa zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Noterinë tregoi edhe disa dobësi të cilat do të tejkalohen me ndihmën e Ligjit të ri të Noterisë, i cili do të fillon të zbatohet nga 01.01.2017, duke shpresuar që me sukses do të kryen punën e tij të një ligji modern dhe bashkëkohor.
Në fund të këtij fjalimi ministri Xhaferi premtoi mbështjetjen e vazhdueshme për zhvillimin e noteriatit nga aspekti i legjislacionit por edhe nga aspekti edukativ dhe në plan funksional , duke e potencuar funksionin e noterëve mjaftë të rëndësishëm për sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë.