Mbërrin makina më ekstreme, dizajneri i saj do iu lërë pa fjalë, sfidon dhe motin më të vështirë

Kia Motors ka prezantuar veturën më ekstreme deri më tani, e cila është dizajnuar të lëvizë në çdo sipërfaqe përmes shinave trekëndësh të tankës.
Vetura është e dizajnuar me një hapësirë në çati për t’i vendosur pajisjet dimërore dhe me dyer që ua mundësojnë skiatorëve të dalin dhe të hyjnë lehtë në kabinën e veturës.
Kjo veturë koncept kombinon mundësitë për të gjitha terrenet dhe teknologjinë autonome, duke u ngjitur edhe në majat më të rrezikshme gjatë motit më të vështirë.