Mbështet krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, Daçiq: Do të ndalojmë hyrjen e William Walkerit në Serbi

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë do t’i propozojë Qeverisë serbe që të shqyrtojë “të gjitha masat që do të mund të zbatohen kundër ish-diplomatit amerikan, William Walker”, përcjell telegrafi.

Daçiqi i ka dhënë këto deklarata pasi Walker u shpreh se e ka planin për bashkimin e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

“Ajo që Serbia mund të bëjë është që t’i ndalojë hyrjen në këtë vend”, ka thënë ai.

T’ju përkujtojmë se Walker në janar 1999 pasi masakrën e Reçakët e ka cilësuar krim kundër njerëzimit dhe ka bërë përgjegjësi Serbinë për këtë, ishte shpallur persona non grata nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.