Mbi 100 votues mungojnë në listën e votuesve në Bruksel

Revoltë dhe pakënaqësi  i një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë në vendvotimin 5003 në Bruksel (Belgjikë), pasi që sipas tyre, edhe pse ishin të paraqitur, sot nuk arritën ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë si qytetarë të Maqedonisë nga diaspora.

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, numri më i madh, deri tani zyrtarisht i  75 personave, prej atyre të cilët sot nuk mundën ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në kryeqendrën evropiane janë nga Maqedonia me kombësi rome.

Nga Bordi zgjedhor i Komisionit Zgjedhor Shtetëror në Bruksel, për MIA-n theksuan se gjithsej 284 persona janë regjistruar dhe do të kenë të drejtë sot të votojnë  në Bruksel, prej të cilëve deri në orën 12 atë të drejtë e kanë realizuar 50 persona.  Prej atje informojnë se mbi 90 për qind e votuesve të paraqitur atë e kanë bërë në mënyrë elektronike, përmes internetit, dhe thonë se ato të cilët sot nuk janë në listë, me siguri  nuk kanë pasur paraqitje të suksesshme në internet.

Ankesa për zhdukje nga listat për votime ka edhe nga qytetarët e Maqedonisë në Austri, me ç’rast të paktën 50 persona, edhe pse pohojnë se rregullisht janë paraqitur përmes Ambasadës së Maqedonisë në Vjenë, megjithatë sot nuk kanë arritur të votojnë, sepse nuk ishin në listë.

Gjithsej 20.573 qytetarë të Maqedonisë janë regjistruar për votimin e sotëm në diasporë, të cilët do të munden atë të drejtë ta realizojnë në 46 përfaqësi konsullare diplomatike.

Katër partitë politike dhe koalicionet i kanë kandidatët e tyre në diasporë, por që njëri të zërë vend në Kuvendin e Maqedonisë, duhet të fitojë minimum 6.500 vota.