Mbi 160.000 njerëz protestojnë për t’i kërkuar Qeverisë që të pranojë më shumë refugjatë

Të paktën 160 mijë njerëz kanë marshuar dje në Barcelonë për t’i kërkuar qeverisë konservatore të Spanjës që t’i shtojë përpjekjet për të pranuar më shumë refugjatë nga vendet e shkatërruar nga lufta, siç është Siria.

Spanja i ka pranuar vetëm 1.100 refugjatë nga 17.000 sa është zotuar se do t’i pranojë, transmeton Antpress.

Marshuesit mbanin në dorë një baner të madh slogane të tjera me mbishkrimin “Mjaft më e Arsyetime! Pranonin Ata Tani!” dhe “Jo Më Vdekje, Hapeni Kufijtë!”.

Policia në Barcelonë ka thënë se 160.000 persona morën pjesë në marsh, ndërsa organizatorët e marshit kanë thënë se numri i pjesëmarrësve ka shkuar deri në 300.000.

Në shtator të vitit 2015, Qeveria e Spanjës u zotua se do t’i pranonte 17.337 refugjatë brenda dy viteve; 15.888 nga kampet e Italisë dhe Greqisë dhe 1.449 nga Turqia dhe Libia.