Mbi 80 tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme kanë lëkundur Greqinë

Shumë banorë të zonave të goditura kanë braktisur shtëpitë e tyre për të qëndruar në rrugë, parqe dhe sheshe. Tërmeti më i fuqishëm ishte 5.3 ballë i shkallës Rihter me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Janinës. Tërmeti më i fuqishëm zgjati rreth 30 sekonda. Goditja kryesore u pasua me mbi 80 pasgoditje nga të cilat 9 me magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 nga me maginutë 4.5 ballë. Autoritetet greke kanë urdhëruar që shkollat, cerdhet dhe universitetet në Janinë të mos hapen të hënën për shkaqe sigurie.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në Shqipërinë e Jugut dhe në një pjesë të Maqedonisë. Sizmologët paralajmërojnë se do të ketë tërmete të reja por me intensitet më të dobët