Mbledhje konstituive e përbërjes së re të Kuvendit

Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski.

Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë do të ketë 120 të zgjedhur nga populli. Më së shumti mandate fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH  2 mandate. Në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë të zgjedhur nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.

Kuvendi mund të konstituohet nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërkaq pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit verifikues të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga radhët e deputetëve zgjedhë kryetarin e dhe nënkryetarët e Kuvendit.