Mblidhen sërish ish ushtarët UÇK-së në Kumanovë (FOTO)

Sonte në Kumanovë është duke u zhvilluar një takim i ri me ish ushtarët e UÇK-së nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, ku po behen konsultime lidhur me propozim ligjin për zgjidhjen e statusit të UCK-së.

Gazeta Lajm raporton se në takim është prezent edhe Hazbi Nuredini, i cili ka pergatitur nje propozim ligj për zgjidhjen e kesaj çështje të ndjeshme. Ish ushtarët në këtë takim kanë përsëritur disa herë se ligji për ish ushtarët e UÇK-së duhet të jetë prioritet për qeverinë e re dhe se partitë shqiptare nuk duhet të mbeshtesin asnjë qeveri pa marrëveshje për këtë ligj.