Mbreme u mbajt ekspozita e prof.Miftar Memeti

Mbreme në Çifte Hamam – Shkup u be hapja e ekspozitës së pavarur të prof. Miftar Memetit. Në hapjen e ekspozitës fjalë përshëndetëse  mbajti drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë Dr. Dita Starova Qerimi, zotëri Dr. Fatmir Sulejmani dekan në Fakultetin Filologjik pranë Universitetit të Tetovës njëherësh edhe mik i ngushtë që nga fëmijëria me autorin dhe artisti akademik i artit figurativ z.Reshat Ameti.Te pranishem ne ekspozite ishin nje numer i madh i artdashesve.”Fotografitë e Memetit janë predikim i vërtetë ekspresivo-lirike, valë nostalgjike nga e kaluara dhe dëshmi për kohën, nostalgji e shoqëruar me ngrohtësi në shpirt, përshtypje për fëmijërinë e kaluar, kohë kur kanë kaluar ditët më të bukura dhe më të lumtura fëmijërore./Antpress