Mbretëresha Elizabeth viziton të plagosurit e sulmit në Manchester

 

Mbretëresha Elizabeth II është takuar me një nga fëmijët e plagosur në sulmin në Manchester Arena, Millie Robson, 15-vjeçare dhe prindërit e saj Marie dhe David, gjatë vizitës së saj me viktimat e shpërthimit në koncertin e Ariana Grande’s në spitalin mbretëror të Manchesterit, në Angli.

Mbretëresha kaloi kohë me disa prej tyre, dhe falënderoi stafin për kujdesin për ta, gjatë vizitës të enjten

Familja mbretërore lëshoi deklaratë për sulmin e tmerrshëm terrorist më parë gjatë javës.