Mbrojtësi kroat Corluka: Duam fitore me patjetër ndaj Kosovës

Kroacia eshte një nga ekipet më të mira dhe pretenduese per kualifikim ne grupin I.

Mbrojtësi kroat Vedran Corluka, ne nje konference per shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës tha se duhet të fitojnë patjeter.

“Duhet ta pranoj që nuk e njoh mirë ekipin e Kosovës. Sigurisht që e di se disa lojtarë kanë luajtur edhe për Kroacinë, të cilët kanë qenë me prejardhje nga Kosova”.

 “Pavarësisht mungesave pres një Kroaci ambicioze, do kërkojmë rezultatin nga minua e parë. Në të kaluarën e kemi dëshmuar se mund t’i zëvendësojmë lojtarët që mungojnë”, ka thënë Corluka.