Mbrojtja e Donald Trump i kushton Nju Jorkut 1 milionë dollarë në ditë

Mbrotja e presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe familjes së tij po i kushton Nju Jorkut më shumë se 1 milionë dollar në ditë, shkruan CNN duke cituar zyrtarë të këtij qyteti.

Kjo kosto nuk do të thotë se do të bjerë në rast se Trump do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë, sepse Melania Trump dhe djali i tyre 10 vjec Barron pritet të vijojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre në Trump Tower në Manhattan, të paktën deri në fund të vitit shkollor.

Nga ana tjetër Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të kthehet rregullisht në shtëpi përgjatë kohës që bashkëshortja dhe djali i tij do të jetojnë aty/oranews