Mbyllet pika kufitare Greqi-Maqedoni, policia doganore në grevë urije

Për shkak të grevës 24 orëshe të policisë doganore në Greqi, prej orës 21:00 kalimi kufitar “Dojrani i Vjetër” do të jetë i mbyllur për kalimin e makinave, njoftojnë nga MPB.

Prej mesnate, gjithashtu kalimi kufitar “Evzoni” do të jetë i mbyllur për kalimin e të githë llojeve të makinave. Nga MPB gjithashtu njoftojnë se nesër prej orës 7:00 grevë do të ketë edhe në kalimin kufitar “Niki”, e cila do të zgjasë 24 orë dhe në këtë periudhë do të lëshohen vetëm këmbësorët.