Mbytet varka me 600 emigrant

Të paktën 29 persona janë mbytur, pasi një varka me emigrantë u përmbys në brigjet egjiptiane. BBC shkruan se varka mbante rreth 600 pasagjerë, nga të cilat rreth 150 janë shpëtuar.

Drejtori i policisë së qytetit Bahira të Egjiptit, Alaeddin Shevki, në deklaratën e tij tha se Ekipet e Sigurisë Bregdetare të Egjiptit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë në orën 15:20 sipas kohës lokale dhe se punimet për kërkim dhe shpëtim janë duke vazhduar ende.

Incidenti i së mërkurës vjen pasi kreu i agjencisë kufitare të BE-së paralajmëroi se kohët e fundit një numër i madh emigrantësh kanë përdorur Egjiptin si pikë për të shkuar në Europë.