Mbyti me shall prostitutën shqiptare, identifikohet pas 17 vitesh autori

Pas 17 vitesh nga vrasja misterioze e prostitutës shqiptare Floreta Islami lindur më 1969 në Vlorë, policia italiane ka mundur të gjejë autorin e këtij krimi.

Ai është italiani, Maurizio Minghella, që aktualisht ndodhet në burgun e Pavias i dënuar me 131 vite burg për vrasjen e disa grave ndër vitet 1978-2001 në provincën e Torinos.

Shqiptarja Floreta Islami u gjet e mbytur me një shall leshi të zi në fyt, në 14 shkurt të 1998 në periferinë e komunës së Rivolit.

Proçesi hetimor për gjetjen e autorit të vrasjes së saj është arkivuar dy herë nga drejtësia italiane më vitin 1998 e më 2004.

Më vitin 2014 ky proçes u rihap përsëri e 17 vjet pas vrasjes së Floreta Islami është mundur të identifikohet në veshjen e saj ADN e killerit Maurizio Minghella.

Më 20 shkurt ai do t’i nënshtrohet një tjetër proçesi gjyqësor me akuzën e vrasjes së Floreta Islamit.

/Oranews.tv/