Mc Donald’s, “Pendohet”dhe shpërndan ushqim për të pastrehët

Gjigandi i ushqimit të shpejtë, McDonald’s filloi shpërndarjen e vakteve falas për të pastrehët në Romë, në një iniciativë që ka për qëllim të shuajë disa nga reagimet negative që mori hapja e degës së tyre më të re pranë Vatikanit. Disa kardinalë nuk e aprovuan vendimin e Vatikanit për t’i dhënë zinxhirit amerikan të ushqimit një godinë pranë Borgo Pio-s, duke argumentuar se hapësira do të përdorej më mirë si strehë për personat në nevojë. Drejtuesit e restorantit të ri që u hap më 30 dhjetor, kanë vendosur të dhurojnë dhjetëra vakte për një bamirësi. Hamburgerët tipikë McDonald’s u transportuan me një furgon drejt klinikës që ndodhet në zonën Trastevere në Romë, ku ato më pas u shpërndanë. Një përfaqësuese e bamirësisë Medicina Solidale, shpjegoi se ata i kishin shkruar McDonald’s duke i thënë se do të ishte mirë nëse kompania do të bënte diçka pozitive për të ndaluar gjithë përgjigjen negative që dega e re kishte marrë.

“Në vend të polemikave, ata duhet të bëjnë diçka konkrete. McDonald’s dha një përgjigje pozitive dhe ata ofruan mundësinë për të ndihmuar dhe në mënyrën tonë, ne do të përpiqemi ta bëjmë. Nuk është shumë, me siguri nuk do ta zgjidhim problemin e urisë, por do të përpiqemi t’i japim një vakt të vogël, atyre që kanë nevojë,” u shpreh përfaqësuesja e bamirësisë Fotini Iordganoglou.

Por zemërimi për dhënien me qira të kësaj godine zinxhirit amerikan të ushqimit, është ende i madh në këtë zonë.

“Do të hapim një luftë që nuk është parë kurrë më parë. Papa flet për kapitalizmin, mban këto fjalime të bukura dhe më pas lejon McDonald’s të hapë ndërtesën e vetë për 26.000 euro në muaj, është turp. Pyesni bizneset lokale,” u shpreh politikani Alfredo Iorio.

Qiraja mujore që McDonald’s i paguan Vatikanit nuk është bërë publike. Në klinikë, të pastrehët dhe personat në nevojë u vunë në rradhë për të përfituar hamburgerët, që shoqëroheshin nga një mollë dhe një shishe ujë. 46-vjeçari Pierfrancesco Spiga, një romak i cili para disa kohësh humbi punën e tij si kopshtar, tha se iniciativa duhet zgjeruar.

“Do të ishte mirë sikur këto kompanitë shumë-kombëshe t’ia jepnin ushqimin të varfërve dhe jo ta hidhnin.”

Zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë, që nuk e ka komentuar këtë iniciativë, ka premtuar 1.000 vakte të cilat do të shpërndahen nga bamirësia Medicina Solidale përgjatë 6 muajve në vijim. 50 vakte u shërbyen ditën e hënë. Një zëdhënës për grupin jo-fitimprurës tha se ata shpresojnë të ofrojnë edhe më shumë vakte dhe të shohin nëse projekti mund të bëhet i përhershëm. Papa Françesku e ka kthyer mbrojtjen e të varfërve dhe personave në nevojë, në gurin e themelit të papatit të tij, duke vendosur pllaka dushi për të pastrehët pranë Vaktikanit, duke ofruar vakte për ta dhe një vizitë në Kapelën Sistine.

Volunteers distribute cheeseburgers donated by McDonald's to a charity organization which bestowed them to needy people at a walk-in clinic in Rome, Italy January 16, 2017. REUTERS/Tony Gentile

A needy man holds a cheeseburger donated by McDonald's to a charity organization which bestowed them at a walk-in clinic in Rome, Italy January 16, 2017. REUTERS/Tony Gentile

Needy people eat cheeseburgers donated by McDonald's to a charity organization which bestowed them at a walk-in clinic in Rome, Italy January 16, 2017. REUTERS/Tony Gentile