McCain kërkon dëbimin e ambasadorit turk nga Uashingtoni

Senatori amerikan John McCain kërkoi të enjten dëbimin e ambasadorit të Turqisë në Uashington, pas dhunës që shpërtheu ndërmjet demonstruesve dhe anëtarëve të sigurimit turk gjatë vizitës së fundit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Duhet që të dëbojmë ambasadorin e tyre nga SHBA. Një gjë e tillë nuk mund të mbetet pa përgjigje diplomatike”, ka thënë kryesuesi i Komitetit të Senatit për forca të armatosura në një intervistë për MSNBC.

Ndryshe, Reuters shkruan se McCain është njëri nga zërat kryesorë në Kongresin e SHBA-ve kur është në pyetje politika e jashtme.