MË 15 SHKURT FILLON GJYKIMI I VRASËSIT TË ALMIRIT

Gjykata Themelore e Kumanovës ka caktuar përfundimisht për më 15 shkurt seancën për rastin e Almir Aliut i cili humbi jetë vitin e kaluar si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç, raporton televizionit Alsat-M. Sipas avokatit të familjes Aliu, rasti duhet të merr epilog që në seancën e parë gjyqësore. “Sipas meje kemi një pamje kristale të veprës penale që ka kryer i akuzuari dhe çfarëdo strategjie që i akuzuari do të përdorë, konsideroj se gjyqi do ta ketë parasysh mënyrën se si e ka kryer i akuzuari veprën penale”, deklaroi Asmir Alispajiç, Avokat. Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Ndonëse seanca është caktuar tashmë, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale fizike dhe psikike gjatë kryerjes së aktit. Fatkeqësia që ndodhi më 25 qershor 2016, para bankës së të akuzuarve nxjerr 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit i ka paraprirë një përleshje fizike. Referuar Kodit penal, neni 123, paragrafi 2, i akuzuari Boban Iliç mund të dënohet për veprën penale “vrasje me paramendim” dhe veprën tjetër të po këtij neni, tentim për vrasje ndaj prindërve të Almir Aliut.