Më 4 tetor nisin aplikimet për Lotarinë amerikane, ja ç’duhet të dini

Ambasada amerikane në Shkup ka bërë publike udhëzimet për procedurat që duhet të ndjekin të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për Lotarinë amerikane (Green card). Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim kini parasysh të mos dilni në foto me syze. Regjistrimet fillojnë pasditen e 4 tetorit dhe mbyllen më 7 nëntor.

Njoftimi i Ambasadës:

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë: https://macedonia.usembassy.gov/dvlottery.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.