Me Era Istrefin mund të luani në Playstation!

Me Era Istrefin tanimë mund të luani në Plastation. Hiti i saj “Bon Bon” do të jetë pjesë e lojës “Just Dance” në Playstation, Nintendo dhe Xbox.
Versioni i ri i lojës shumë popullore të kërcimit do të përfshijë hite klasike, si edhe hite të reja, si “Cheap Thrills” të Sia dhe Sean Paul, “Cake by the ocean” të DNCE; “Sorry” të Justin Bieber dhe mes tyre edhe hiti i këngëtares shqiptare.
Nuk ka dyshim se kjo këngë e ka kthyer Erën në këngëtaren më të kërkuar shqiptare në botë.
Shumë shpejt ajo do të hedhë në treg linjën e saj të manikyrëve për markën “Revlon”, siç ka bërë më parë Kylie Jenner.