Më në fund Blendi Fevziu zbulon “misterin”: Ja pse mbaj dy orë

E kemi parë shpesh në emisionin “Opinion” teksa mban dy “orë”, gjë që ka habitur në fakt teleshikuesit. Por më në fund Blendi Fevziu është shpjeguar se pse mban dy orë në të dyja duart.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, ai është shprehur se “të dyja orët janë dashuri”, por në fakt shpjegon se funksionet janë të ndryshme.

Orën e parë e mban si një i fiksuar pas mekanizmit të orës, ndërsa ora tjetër ka një funksion që lidhet pikërisht me shëndetin dhe aktivitetin e tij.

“Tregon sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuar, tregon sa rrahje zemre kam, si është moti dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive”, ka shpjeguar Blendi Fevziu për një nga dashuritë e tij, siç ai e quajti./JOQ/