Me një fotografi gjigante në qendër të Prishtinës kërkohet drejtësi për Deharin (Foto)

Në një prej mureve të ndërtesave në qendër të Prishtinës, përkatësisht te sheshi ‘Zahir Pajaziti’, është shfaqur një fotografi gjigante me portretin e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Portreti i Deharit përcillet nga shënimi: Drejtësi për Astritin, dhe është i realizuar me dy ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.